Trekëndëshi i seksit/ Kush është vlonjatja që me misin dhe fotografin francez do lindin fëmijë

loading...

loading...

Prej një kohe të gjatë në mediat shqiptare flitet për lidhjen e pazakontë të bukuroshes shqiptare Egla Harxhi me fotografin francez Jarl Ale De Basseville, nga i cili ajo tashmë pret një fëmijë. Dyshja ka thyer tabutë duke folur hapur për marrëdhënien e tyre të hapur ku ndër të tjera, Egla ka rrëfyer se në lidhjen e tyre ka një person të tretë.

Dhe ky person është zbuluar së fundmi në një intervistë për “In Tv”. Bëhet fjalë për një vajzë nga Vlora të quajtu Alesia, që siç ka rrëfeyer Egla në të shkuarën, do të jetë nëna e dytë e djalit të saj dhe të Ale-s. Në intervistë Alesia tregoi për marrëdhënien e tyre treshe si dhe rrëfeu disa detaje të jetës së tyre seksuale.

Ajo u shpreh se ka qenë në Francë me dyshen dhe tashmë jeton me ta në Tiranë ndërsa tregon se ata duan të zhvendosen në Libofshë të Fierit për shkak të natyrës dhe qetësisë që gjejnë aty. E pyetur në lidhje me paragjykimet që njerëzit mund të kenë për marrëdhënien e tyre, Alesia u shpreh:

Për sa kohë prindërit e mi janë Ok me këtë gjë nuk më intereson mendimi i të tjerëve. Njerëzit gjithmonë flasin.

Ata gjithashtu rrëfyen se pas lindjes së djalit të Eglës do të ishte shumë bukur sikur Alesia të sillte në jetë një vajzë. Gjithashtu në një pjesë të intervistës, ata thanë me humor se u pëlqen të pinë gjak, si pjesë e një tradite pagane dhe rrëfyen se djalin duan ta quajnë Lucifer. Ndiqni intervistën.

loading...