Tregtarit i ngulin kaçavidat dhe shishet në brinjë, shqiptari përleshet me tre trupmëdhenjtë dhe bëhet “hero”

loading...

loading...

Një tregtar 50-vjeçar me origjinë kineze, është përfshirë në një grindje midis të rinjsh të cilët e goditën me grushte, shkelma, shkopinj, kaçavida e deri edhe shishe të thyera rë ngulura në brinjë.

Shkoni grinduni në një vend tjetër, largohuni nga dyqani im-ishin fjalët që i tha ai të rinjve që po debatonin para dyqanit të tij.

Vetëm ndërhyrja e një shqiptari i ka shpëtuar jetën nga tërbimi i pakontrolluar i rreth tridhjetë afrikano veriorëve që gjendeshin para barit duke pirë dhe biseduar me zë të lartë. Në një moment, tre prej tyre fillojnë të diskutojnë gjithnjë e më shumë të nxehur, derisa pronari i dyqanit nuk duroi më dhe vendosi të ndërhynte.

Kaq ka mjaftuar dhe 3 afrikanoveriorët e kanë harruar sherrin me njeri-tjetrin dhe i janë sulur tregtarit kinez. Njëri me kaçavidë, i dyti me një shkop druri dhe i treti me një rrip.

Tregtari përpiqet të mbrohet si të mundet, tenton të ndalojë goditjen me duar por në fund, në mënyrë të pashmangshme, vjen më e keqja. Por afrikanoveriorët nuk janë ngopur ende. Një nga tre largohet, shkon drejt një shishe bosh birrë e mbetur në shesh, e thyen mbi asfalt dhe ia ngul në brinjë tregtarit, i cili bie përtokë i gjakosur e duke bërtitur për ndihmë. Në atë moment ndërhyn një punëtor shqiptar, i cili futet në mes të tre agresorëve, i merr nga dora shkopin njërit prej autorëve dhe i përzë.

Më pas i ka dhënë ndihmë tregtarit kinez dhe ka njoftuar ambulancën që mbërriti me urgjencë duke e transportuar të plagosurin në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka mbledhur dëshmitë, për të identifikuar dhe kapur agresorët.

loading...