Trazira me armë në burgun e Trikalas, arratisen 5 shqiptarë

loading...

f1_23trikala1364033642

loading...
Trikala, 23 mars – Trazira me armë kanë ndodhur gjatë natës në burgun e Trikalas, në Greqi. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 oficerë të burgut, në një kohë që 5 të dënuar, të gjithë shqiptarë, janë arratisur, transmeton AS njoftimin. Të lënduarit janë dërguar në spital, ku u janë nënshtruar operacioneve dhe janë nën kujdes intensiv. Mësohet se një grup i armatosur ka sulmuar nga jashtë, ndërkohë që të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda burgut.

Dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Ndërkaq një grup të dënuarish nga krahu ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë, për të cilat ende nuk dihen si janë futur në mjediset e burgut.

Sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje, të të dënuarit Panajotis Vlastos. Në vendngjarje ndodhen ekipe të forcave speciale nga Athina e Selaniku. Situata është normalizuar në orët e para të mëngjesit nga ndërhyrja e forcave speciale dhe ka filluar inspektimi për numërimin e të dënuarve.

loading...