Trashëgimtarja e Tarabiqëve – parashikuesve të mëdhenj serbë: Serbinë po e presin ditët më të zeza (Video)

loading...


Sllavica Terziq është 39-vjeçare. Ka lindur në vendbanimin e njohur serb Kremna, në familjen e Tarabiqëve për të cilët thonë se nga shekulli XIX kanë aftësi të mëdha që të parashikojnë të ardhmen (v.j.). Atë madje e quajnë Tarabiqka e Vogël. Sipas saj, Serbinë e presin ditë të zeza, të përcjella me uri – deri në vitin 2026.

“Do ta kemi ‘Shpatën 4’ dhe ‘Shpatën 5’ dhe do të arrestohen shumë të njohur. Do të jetë fundi i botës në formën serbe. Të rinjtë i shoh në masë tek largohen nga vendi, e apartamentet do të shiten për asgjë. Do të ketë shumë vrasje e vetëvrasjet”, thotë ajo për Alo, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu thekson se do të devalvojë dinari e se serbët do të punojnë për të huajte – për pak para, sa për mbijetesë.

Kjo grua 15 vite më parë tha Serbia do të jetë një vend i bankave të huaja. Dhe kishte të drejtë, sepse u hapën 30 të tilla. Në vitin 2005, në kohën e zgjerimit të madh të kredive, paralajmëroi se njerëzit nuk do të kenë me çka t’i kthejnë ato.

Gjatë bombardimeve të NATO-s, ajo kishte paralajmëruar se në Uzhicë do të bombardohen më së pari posta dhe aeroporti, dhe kjo edhe ndodhi. Madje, kur dilnin të sakta profecitë e saj, atëherë iu drejtua për këshilla edhe Ushtria e Policia e Serbisë.

“Njerëzit duhet të kthehen në fshat e të merren me bujqësi sepse vetëm këtu ka prosperitet”, thotë ajo. /Telegrafi/
tarabiqi-780x439

loading...

loading...