Trashaluqja që bën “Pole Dance” (Video)

lulu

LuAyne Brown, e njohur me emrin e artit si Lulu, krenohet me të qenin “pole-dancer”-ja më e shëndoshë në botë.
Saktësisht, 29-vjeçarja nga Maryland, nënë e dy fëmijëve, peshon 114 kilogramë, duke qenë dyfishi i balerinave normale.
Pavarësisht kësaj, ajo ka deklaruar se ndihet “sexy”, me profesionin që bën. “Fillimisht ndihesha shumë në sikelt, por me kalimin e kohës, për herë të parë në jetën time, kur u mësova me veshjen e rrobave të duhura për këtë punë, u ndjeva vërtet joshëse e sensuale…”, tregon Lulu.
Madje, gjatë performancës së saj, s’ka lëvizje që nuk e realizon, përkundër peshës që mund t’ia vështirësojë punën.
Gjithashtu nuk ka lënë kompeticion “pole dance”-i pa marrë pjesë, duke konkurruar me femra shumë më të dobëta.