Transferi i Shaqirit, fitime për Zvicren

38 milionë franga kanë marrë klubet zvicerane në vitin 2012, duke zënë vendin e 7-të për nga transferet më të shtrenjta në ranglistën botërore të futbollit.

Futbollistët zviceranë hyjnë në transferet me të shtrenjta në vitin 2012 në futbollin botëror.

Dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bënë që futbolli zviceran të gjendet në pozitën e shtatë në renditjen globale.

Falë shitjes së Shaqirit (Bayern Munich), Xhakës (Borussia Monchengladbach) dhe Ricardo Rodrgiguez (Wolfsburg) dhe disa transfereve të tjera, Super Liga përfitoi 38 milionë franga neto.

Me këtë vlerë Zvicra ka bërë një krahasim ndërkombëtar, duke iu afruar vendeve, si Brazili, Portugalia, Italia, Holanda dhe Spanja në këtë aspekt.

Për dallim nga vendet e lartpërmendura, Anglia, Rusia, Turqia dhe Kina prijnë në një aspekt tjetër, duke shpenzuar miliona në lojtarë të huaj.