Trajtimi natyral më i mirë për aknet: Përdorni lëkurën e këtij produkti dhe shpëtoni përgjithmonë prej tyre

Lëkurat e bananes janë një mënyrë shumë e mirë dhe efektive për tratjtimin e problemeve të lëkurës. Kështu që herën tjetër që ju do të hani një banane, mos e hidhni më lëkurën e saj. Ne sot do t’ju tregojmë sesi të përdorni atë për të trajtuar aknet.

Çfarë duhet të bëni:

1. Pastroni fytyrën tuaj me ujë të freskët dhe pastrues të butë për të hequr papastërtitë, vajin dhe toksinat. Thajeni me një peshqir. Teknika e spastrimit do të ndihmojë trajtimin e lëkurës me banane që të jetë më efektive.

2. Zgjidhni banane të verdha dhe jo të gjelbra për trajtimin efektiv të akneve. Merrni lëkurën e tyre dhe përdoreni për trajtimin e akneve.

3. Priteni lëkurën në copa, sepse mund të jetë më e lehtë për trajtimin e fytyrës.

4. Fërkoni anën e brendshme të lëkurës së bananes në të gjithë fytyrën tuaj, veçanërisht duke u fokusuar në pjesën me puçra. Masazhojeni fytyrën për të paktën 10 minuta, derisa lëkura e bananes të bëhet e zezë.