Trajtimet estetike për ta luftuar celulitin

Celuliti-300x199[1]

Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese te femrat. Në rastet me celulit, sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, domethënë mbi 22 për qind të peshës trupore.

Celuliti ka volum, sepse në fazën e zhvillimit të tij ndodh zmadhimi i qelizës dhjamore dhe si pasojë deformohen pjesë të ndryshme të trupit. Ai është i dukshëm në pozicion vertikal dhe ka efekt pamor të ngjashëm me lëkurën e portokallit. Kjo zonë është e mbingarkuar me ujë dhe yndyrë dhe kështu deformon enët e gjakut dhe pengon qarkullimin normal të tij.

Nëse nuk merren masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi. Për ta luftuar ose parandaluar atë, duhet një aktivitet fizik i pandërprerë. Në rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, të sheqerit dhe të brumërave. Duhet konsumuar një sasi e madhe uji deri në 3 kg në ditë, sepse oksigjeni që përmban uji e eliminon celulitin në një masë të konsiderueshme. Trajtimet estetike

Për të luftuar celulitin ekzistojnë mjaft produkte kozmetike me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në parandalimin, përkeqësimin e deri në eliminimin e tij. Pikë së pari, duhet pasur parasysh se trajtimet për celulitin duhet të nisin që nga marrja e produkteve nga goja për të realizuar kurimin e brendshëm të tij.