Trajneri ua fal tifozëve 50 euro për birra

loading...

loading...

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rrallë ka ndodhur në një ndeshje miqësore në Slloveni. Skuadra angleze Leeds luajti përballë një skuadre sllovene një miqësore në Lubjanë.
Në Slloveni kishin arritur për ta përkrahur skuadrën e Leedsit disa tifozë anglezë. Trajneri i Leeds, Brian McDermott shkoi te ta dhe ua fali 50 euro. Trajneri anglez tha se e dha këtë 50-she për të pirë birra tifozët fatlumë. “Kaq kisha në xhep dhe kaq mund të bëja. Po të kisha më shumë, do t’i jepja të gjitha. Kjo ishte më e pakta që mund ta bëja”, ka thënë ai.
Kah fundi i ndeshjes, tifozët kënduan “Oh Brian, është radha jote”, ndërsa trajneri pa një pa dy u nis drejt tyre për t’i ‘shpërblyer’. /LajmeOnline/

loading...