Trajneri serb vlerëson Lorik Canën

loading...

Petkovic-dhe-Cana-300x133

loading...
Trajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç, ka vlerësuar lojën e bërë nga Lorik Cana në takimin ndaj Juventusit. Puna që bën kapiteni i Kombëtares shqiptare për ekipin është e madhe, pasi karakteristikat e Lorikut i japin mundësi teknikut boshnjak që ta përdorë atë në disa role. “Pozicioni i tij varet nga kundërshtari dhe nga fakti se në cilën fazë është loja. Unë e zhvendosa atë përpara në fund të takimit, me qëllim që të shtoja presionin ndaj bardhezinjve. Kjo gjë bëri punë. Ai është ‘xholi’ im, një nga lojtarët që mund ta përdor në disa role dhe që i realizon mirë detyrat që i caktohen”, – deklaroi tekniku boshnjak, i cili është i kënaqur me punën e bërë nga mbrojtësi shqiptar. Dje ky i fundit në qendër ishte thuajse perfekt, duke mos bërë asnjë gabim.
Rezultati – Tekniku ka vlerësuar lojën e lojtarëve në “Juventus Stadium”. “Ky barazim është pak a shumë i drejtë. Ne besuam deri në fund, ndërsa kishte çaste kur Juventusi na bëri të vuanim. Ne i dimë mirë cilësitë e tyre në fushë. Bëmë një lojë të mirë në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën ishim të pasaktë. Megjithatë, rezultati 1-1 është i merituar nga ana jonë. Është meritë e të gjithëve, përfshirë edhe portierin Marketi”, – deklaroi numri një i stolit bardhekaltër. Më pas ai sqaroi ndryshimet e bëra gjatë lojës: “Zëvendësimet u bënë për shkak të disa lëvizjeve jo perfekte në mesfushë. Juvja pati rastet e saj, por edhe ne gjatë pjesës së parë kishim mundësi të fitonim, nëse do të tregonim pak më shumë ligësi përpara portës”.

 

Sfida e kthimit – Petkoviç që tani po mendon për takimin e kthimit në shtëpi: “Rezultati është në rregull, por shpresoj që pas shtatë ditësh në stadiumin ‘Olimpiko’ t’i shikoj tifozët që të na mbështesin ashtu siç i pamë sot (dje) në ‘Juventus Stadium’. Tifozët do të na ndihmojnë shumë. Sa u përket bardhezinjve, ata kanë lojtarë që tregojnë në çdo ndeshje vlera të mëdha, por unë gjithsesi dua të mbaj lojtarët e mi duke u përpjekur që të marr diçka”, – përfundoi numri një i stolit lacial.

 

loading...