Tragjike/ Vdesin dy adoleshente, u shpërthen makina në flakë teksa ishin ‘live’ në ‘FB’

loading...

loading...

Dy vajza të reja kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi makina me të cilën po udhëtonin papritmas ka shpërthyer në flakë.

Brooke Miranda Huges 18 vjeçe, dhe shoqja e saj Chaniya Morrison Toomey,19 vjeçe, të dyja nga Pennsylvania, në momentin kur makina ka shpërthyer kanë qenë duke bërë një video “LIVE” në rrjetin social Facebook, kur më pas kanë kuptuar se u ka rënë goma dhe fill pas kësaj makina ka shpërthyer në flakë.

Policia ka marrë videon për ta analizuar me qëllim zbardhjen e ngjarjes, teksa mediat e huaja shkruajnë se vajzat kanë qenë duke ecur ngadalë dhe nuk është vënë re ndonjë shkelje e rregullave të qarkullimit.

loading...