Tragjike/ Po karikonte celularin në vaskë, vdes 14-vjeçarja (Foto)

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Neë Mexico, ku mësohet se një 14-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi e ka zënë korenti.

Sipas informacioneve, adoleshentja, Madison Coe nga Lubbock ishte shtrirë në vaskë për tu larë dhe kishte marrë celularin me vete, dhe aksidentalisht ra në vaskë. Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik dhe ajo ndodhej në shtëpinë e babait të saj në Neë Mexico janë shprehur familjarët për KCBD.

“Kishte një shenjë të djegur në dorën me të cilën kishte kapur celuarin,”-tha gjyshja e saj Donna O’Guinn. “Kjo është një tragjedi që nuk duhet ti ndodhë asnjë njeriu tjetër. Asnjë nuk duhet të përdorë telefonin ndërkohë që është në dush.”