Tragjike në Tiranë, nënës i vdes foshnja në bark ..

Një ngjarje e rëndë është zbuluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një nënë e re ka shkuar për vizitë në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe ka zbuluar se foshnja e saj ishte e vdekur.

Lajmi ka qenë i rëndë për nënën e re me inicialet M. S., 37 vjeçe, e cila mësohet se është në gjendje të rëndë psikologjike.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore të cilat kanë bërë të ditur se e kanë referuar këtë rast në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa pritet edhe akti i ekspertimit të mjekësi-ligjore në lidhje me këtë rast.