Tragjike/ Këngëtari shqiptar vret gruan, vajzën dhe më pas veten

Këngëtari shqiptar me origjinë nga Kosova, Sami Veseli, ka vrarë bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas veten.

Siç raporton IndeksOnline, Veseli, këngëtar i njohur nga Ferizaj, i cili jetonte prej shumë vitesh në Gjermani, ka vrarë gruan dhe vajzën për motive të dobëta.

Lajmin për vdekjen e trefishtë e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, një mik i afërt i Veselit.

Ai njihej si Sami Kosova, këngëtar i muzikës me çifteli dhe ka dhënë kontribut në këtë drejtim.