Tragjedia në familjen shkodrane, fjalët prekëse të Brikenës për vëllanë: Je gjithçka që më ka mbet…

loading...

loading...

Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme, dhe fjalët qe ka për të thënë tani janë të pakta, kur pas nënës disa kohë më parë, tragjedia e shpërthimit që ndodhi në bodrumin e restorantit të familjes së saj, në Velipojë, i mori jetën fillimisht të babait, e sot edhe të vëllait të saj.

Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e tmerrshme të gazit në një kompleks në Velipojë ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.
Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik 2017 e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan lehtë. Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta. Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Por edhe fjalet e Brikenes qe shprehte disa dite me pare, ku i bente thirrje te vellait te mos dorezohej, jane te trishta….

loading...