Tragjedi ne Tetove: Babai vret vajzen e me pas edhe veten

loading...

lajmecrime

loading...
Vrasje e dyfishtë ka ndodhur  sonte rreth orës 19:00 në fshatin Reçicë të Tetovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave të para babai me iniciale Q.B 51 vjeçar së pari ka vrarë të bijën R.B. 27 vjeçe, dhe më pas me pistoletën të cilën e ka poseduar me leje, është vetëvrarë. Babë e bijë kanë qenë më punë të përkohshme jashtë vendit. E bija kishte ardhur në vendlindje vetëm disa ditë më parë, derisa i ati në Reçicë kishte arritur vetëm disa orë para aktit makabër.

Ekipe të SPB Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokuroi menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet rreth rastit në fjalë.

Sipas informatave jo-zyrtare bëhet fjalë për një lidhje dashurie të tanimë të ndjerës R.B.  cila për të atin e saj ka qenë e papranueshme. Alsat-M

loading...