Tragjedi në Ohër, digjen në banesë nëna dhe foshnja

Një grua dhe foshnja e saj disamuajshe kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit të kaploi barakën në të cilin ato jetonin. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Çekoshtina të Ohrit.

Me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nëna dhe bija nuk mundën të shpëtonin, ndërsa brenda barakes së shkrumbuar u gjetën edhe dy trupat e karbonizuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa mësohet paraprakisht se gruaja dhe foshnja i përkisnin komunitetit rom dhe baraka ishte banesa e tyre e improvizuar.