Tragjedi në Lezhë/ Gjyshi dhe mbesa rrëzohen nga motori dhe bien në lumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40 në fshatin Gjadër në një rrugë rurale që lidh Gjadrin me Zojsin, ku një motoçikletë mbi të cilën udhëtonin gjyshi dhe mbesa e tij u aksidentua dhe përfundoi në lumin Gjadër.

Sipas policisë mësohet se V.L. 70 vjeç i cili ishte në drejtimin e mjetit, humbi jetën duke u mbytur në lumë. Trupi i tij për fat të keq u gjet i pajetë rreth 1 km larg vendit të ngjarjes.

Ndërsa shtetësja R.P. 16 vjeçe fatmirësisht shpëtoi dhe u dërgua në Spitalin rajonal të Lezhës.