Tragjedi në fushë, kush është tifozi që vdiq gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani?

Një tifoz rreth të 60-ave ka ndërruar jetë ditën e sotme në stadiumin e Korçës, ku po luhej ndeshje Skënderbeu-Partizani.

Burri mësohet se ka pësuar infarkt. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka shoqëruar personin në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Më poshtë gjeni disa prej momenteve të para të mbërritjes së ambulancës. Paraprakisht mësohet se viktima është 62-vjeçari Anesti Trifoni.