Traditat torturuese për nusen çeçene, tmerret që heqin ditën e parë të dasmës

loading...

loading...

Në dasmat tradicionale çeçene është nusja ajo që vuan më shumë në ditën që konsiderohet më e lumtura për të. Ndërsa për dhëndrin, traditat dhe zakonet nuk rëndojnë aq shumë sa tek nusja, veçse ai është i detyruar të mbulojë të gjitha shpenzimet e dasmës, si shenjë e burrërisë së tij.

Në fillim të dasmës nuses i duhet të rrijë në një dhomë ose vend special të përgatitur vetëm për të. Për tre ditë, ajo qëndron larg të afërmve të saj. Një gjë e tillë konsiderohet si vlerësim dhe respekt për familjen e dhëndrit.

Gjatë ceremonisë, nusja nuk kërcen, madje ajo është e detyruar të qëndrojë gjithë kohën në këmbë, në mes të dasmorëve. Gjatë ditës, atë e prezantojnë me të afërmit e dhëndrit, ndërkohë që i vetmi moment çlodhës, është kur merr lejen e prindërve të bashkëshortit.

Nusja nuk mund të flasë apo të kërkojë diçka për të ngrënë e për të pirë, pasi fjalët konsiderohen si shenjë mendjemadhësie dhe injorance. Në fund të dasmës, ajo pyetet nga dasmorët nëse ndjen uri apo etje.

Në Çeçeni vajzat martohen zakonisht në moshën 17-18 vjeç, ndërsa djemtë, në moshën 20-vjeçare. Menjëherë pas dasmës, ata synojnë të sjellin në jetë fëmijën e parë.

loading...