Toyota rifiton titullin e prodhuesit me te madh ne bote

loading...

Image 1356603201-toyota_makina_e_pare_ne_bote.jpg

loading...
Toyota pretendon se ka rifituar titullin e prodhuesit më të madh të makinave në botë në vitin 2012. Një vit më parë Toyota kishte rrëshqitur në vendin e tretë. Firma japoneze bën me dije se ka pasur një rritje prej 22 përqind të shitjeve në vitin 2012 duke arritur në 9.7 milion mjete në mbarë botën. Pjesa kryesore e tyre 8.68 milion mjete vijnë nga vetë marka Toyota dhe Lexus.Në vitin 2011 Toyota humbi vendin e parë të cilin e zuri General Motors i SHBA. Në vend të dytë u rendit Volkswagen i Gjermanisë. Shkak i rënies ishte cunami në Japoni dhe përmbytjet në Tajlandë. Më përpara Toyota ka mbajtur për tre vite kurorën e prodhuesit më të madh të makinave në botë. Vitin tjetër kompania pret një rritje prej 2 përqind të shitjeve. Ata shpresojnë tek një ecuri e mirë e markës Hino që prodhon kamionë.

loading...