Totti: Kur ta thyej rekordin e Piolas do të pensionohem

loading...

totti

loading...
Kapiteni i Romës, Françesko Totti (36 vjeç), në fitoren kundër Gjenovës (3:1), ka shënuar golin e tij të 225-të në karrierë në Serie A, duke e barazuar kuotën e golave në renditjen e golashënuesve më të mirë në histori të Serisë A, me suedezin Gunar Nordahl, që zë pozitën e dytë.

Pozitën e parë në këtë renditje e mban tashmë i ndjeri, Silvio Piola, me 274 gola dhe duket se Totti nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli pa e arritur këtë shifër. “Kur ta thyej rekordin e Piolas do të shkoj në pension. Dëshiroja të arrija te vendi i dytë në renditjen më të mirë të golashënuesve në histori pikërisht para tifozëve tanë. Vetëm në këtë mënyrë kam mundur t’i falënderoj për të gjithçka që më ofruan gjatë tërë karrierës”, ka thënë Totti.

Në pyetjen, se cilin e konsideron golin e tij më të mirë në karrierë, ikona e Romës është shprehur: “Ndoshta atë kundër Sampdorisë në Gjenovë me këmbën e majtë, në edicionin 2006/07. Por, goli më i rëndësishëm pa dyshim është ai kundër Parmës, më 17 qershor, kur e fituam titullin e tretë të kampionit në histori të klubit”.

loading...