Totti bën Romën me krahë, mundet Lazio – VIDEO

totti

Java e 29, Roma mundi Parmën në “Olimpico” me rezultatin e pastër 2-0. Për skuadrën e Andreazzolit e hap serinë e golave Lamela në minutën e 7-të dhe kapiteni Totti në minutën e 25-të. Totti bëhet shënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në Serinë A pas Gunnar Nordahl me 226 gola në total. Verdhtekuqtë i bashkohen Interit në vendin e 5-të në kuotën e 47 pikëve, ndërsa Parma mbetet në vendin e 13 me 35 pikë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur mes Torinos dhe Lazios takimi mbyllet me fitoren e ngushtë 1-0 të “granatave”. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Lorik Cana u aktivizua që në minutën e parë me Lazion duke zhvilluar një ndeshje të mirë, duhet përmendur se Cana e mbajti mbrojtjen i vetëm pas daljes me karton të kuq në minutën e 15 të Cianit. Lazio mbetet në vendin e 7 me 47 pikë, ndërsa Torino ngjitet në vendin e 12 me 35 pikë.

Juventus i imponohet 2-0 Bolognas, në sfidën e javës së 29 të Serisë A. Kampionët në fuqi morën një tre pikesh të vlefshëm për të vazhduar rrugën drejt fitimit të titullit për të dytin vit radhazi. Për skuadrën e Contes golin e avatazh e shënoi Vuçiniç, teksa Marchisio dyfishoi rezultatin në minutën e 75’. Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 65 pikëve duke blidnuar vendin e parë dhe ndodhet +12 pikë nga Napoli I vendit të dytë.

Në takimin e mëparshëm të ditës Catania e ka të lehtë më Udinesen pasi fitoi me rezultatin 3-1.

AS Roma 2-0 Parma

ROM 2-0 PAR (Highlights) 17.03.2013 ourmatch.net by ourmatch

Napoli 3-2 Atalanta

Napoli 3-2 Atalanta by fasthighlights-2012

AC Milan 2-0 Palermo

M2-0P by omfgoals

Fiorentina 3-2 Genoa

Fiorentina 3-2 Genoa by fasthighlights-2012

Torino 1-0 Lazio

szólj hozzá: Torino 1-0 Lazio ,www.shoootv.com