Torres futbollisti më i paguar në botë

fernando-torres-600x358

Fernando Torres mund të bëhet futbollisti më i paguar në botë.
Tetë klube të ndryshme kanë bërë ofertë për Fernando Torres, përcjell  The Sun.

Agjenti i lojtarit, Jose Antonio Martin ‘Peton’, e ka konfirmuar se njëra nga këto oferta do ta bënte sulmuesin spanjoll lojtarin më të paguar në botë.

“Fernando dhe Diego Simeone duhet të ulen e të flasin për këtë ofertë”, ka deklaruar Martin për ‘The Sun’.

“Një ofertë e tillë është e vështirë të refuzohet, pasi që Torres do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, por gjithçka do të varet nga dëshira e Atleticos, për ta mbajtur apo shitur lojtarin”