Top transferimet – Top dështimet

Me shumë befasi, mbyllja e merkatos ka bërë goditje të mëdha dhe shumë të shtrenjta nga ekipe të ndryshme, ku kanë befasuar edhe shumë ekspertë të futbollit.

E nisim me Edinson Cavani është blerja e kampionëve të Francës. PSG pagoi plot 64 milionë euro për t’ia rrëmbyer Napolit, ndërsa pas tij vijnë Falcao me 60 dhe Neymar me 57 milionë, por rënditjen e përmbysi blerja më e shtrenjtë e kësaj vere, dhe e dyta në historinë e futbollit: Gareth Bale, i cili la Tottenham për rreth 91 milionë euro. Pa harruar edhe super-blerjen e Arsenal: Mesut Ozil për 47 milionë euro, dhe së fundmi me 25-vjeçar belg ka lënë Evertonin për tu ribashkuar me ish trajnerin e tij David Moyes në “Old Trafford”. Fellaini i ka kushtuar kampionëve të Anglisë plot 27,5 milionë sterlina.

Por edhe Serie A me disa yje si: Kaka (Milan), Tevez (Juve), Gomez (Fiorentina) dhe Higuain (Napoli).

Ndërkohë City ka qënë shumë aktiv në merkato duke afruan Jovetiç, Navas, Negredo dhe Fernandinho. Por pa harruar edhe Tottenham që pas ikjes së Bale ka sjellë në skuadër: Soldado, Paulinho, Lamela, Eriksen etj….

Fish Media ju sjell edhe top dështimet e mërkatos. Në Serie A, Premier League, La Liga dhe Bundesligë, megjithëse u bënë blerje me të vërtetë të mëdha gjatë verës, sërish ka patur edhe dështime.

Qarkulluan për javë të tëra në faqet e para të gazetave dhe portaleve sportivë, u dhanë shifra nga më të çmendurat, por sërish në fund nuk mundën ti merrnin në ekipet e tyre./LajmeOnline/