Toni Kroos, lojtari i ri i Real Madridit

Mesfushori Toni Kroos është një lojtar i ri i Real Madridit. Lajmin tani e ka konfirmuar drejtori i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili nëpërmjet faqes zyrtare të klubit e ka falënderuar Toni Kroos për kontributin e tij të dhënë për bavarezët.
“Dua ta falënderoj Toni Kroosin për të gjitha që i ka dhënë Bayernit. Ne i kemi gëzuar disa suksese të mëdha së bashku. Ne i dëshirojmë atij dhe familjes së tij të gjitha të mirat në aventurën e re në Madrid”, deklaroi Rummenigge.
Prezantimi i Toni Krossit në Real Madrid pritet të ndodh sot duke filluar nga ora 17:00.