Tomislav Karadzic humb kontrollin pas pranimit të Kosovës në UEFA


Tomislav Karadzic pas pranimit të Kosovës në UEFA, ka thënë se ky vendim është fatal për sportin.
Vendimi i Kongresit të UEFA’s me 28 vota pro dhe 24 vota kundër, ka shpallur republikën e vetëshpallur të Kosovës pjesë e UEFA’s. Kështu ka thënë Tomislav Karadzic.

Në fjalimin e tij para Kongresit, Karadzic tha se ky vendim është vendim politik dhe se UEFA me këtë akt ka hapur kutinë e Pandorës, transmeton Gazeta Express.
“Futbolli sot ka hyrë në kthetrat e politikës dhe ky vendim i marrë nga UEFA do të ketë pasoja katastrofale për futbollin”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova operon brenda sistemit të Serbisë, andaj ky akt është i jashtëligjshëm./GazetaExpress/
2