Tomë Gashi: Raporti i Williamson, do ta dëmtoj Kosovën për së paku edhe 10 vite

Avokati Tomë Gashi, konsideron se raporti i sotshëm i prokurorit amerikan, Clint Ëilliamson, nuk është përmbyllur qëllimisht as këtë herë.

Sipas tij, Ëilliamson nuk është i paqartë rreth përgjegjësisë eventuale penale për krimet e pretenduara ndaj ish- ushtarakëve të UÇK-së.

Gashi, vlerëson se në këtë raport nuk ka ndryshuar asgjë.

“Publikimi i sotëm i raportit të ambasadorit dhe prokurorit z. Clint Ëilliamson do të mbaj edhe për një kohë të pacaktuar peng udhëheqësir më të lartë të ish UÇK-së, një pjesë e të cilëve janë, apo pretendojnë të jenë udhëheqës të lartë shtetëror të Kosovës. Hetimi për akuzën senzacionale po aq sa MONSTRUOZE, për kinse trafikim organesh njerëzore qëllimisht nuk është përmbyllur as këtë herë. Raporti i z. Ëilliamson në të njejtën kohë është tepër i paqartë rreth përgjegjësisë eventuale penale për krime të pretenduara të ish ushtarakëve të UÇK-së, duke pretenduar në të njejtën kohë se krimet e pretenduara kanë qenë të organizuara nga struktura të caktuara të UÇK-së, dhe se hetimi nuk është i drejtuuar kundër UÇK-së si struktur ushtarake. Asgjë nuk ka ndryshuar me këtë raport”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Gashi, duke vlerësuar se raporti i prokurorit amerikan është më teper raport i një diplomati se sa i një prokurori, tha se e gjithë kjo Kosovën do ta dëmtoj si shtet për së paku edhe 10 vitet e ardhshme.

“Unë besoj se njoftimi i sotëm në formë të raportit të z. Ëilliamson është më tepër një raport i një diplomati se sa raporti i një prokurori i nivelit tij, dhe këtu është rreziku kryesor. Deri sa z.Ëilliamson ta “publikoj” raportin me emra dhe mbiemra, me pozita të tyre në UÇK dhe me postet shtetërore në Kosovë, mund të ketë shumë favore në të mirë të “raportit” që do ta ketë emërtimin aktakuzë, për ta shpëtuar vehten dhe kjo do ta dëmtoj shumë Kosovën si shtet për së paku 10 vitet e ardhshme”, ka shtuar Gashi.