Tom Doshi “i sulet Ramës”: Më prishe shtëpinë e kushëririt, të jap fjalën e burrit se do ta bëj…

loading...

loading...

Gjatë ditës së djeshme lajmi për prishjen e shtëpisë së Prek Calit bëri bujë.

I pari që komentoi në lidhje me prishjen e kësaj shtëpi ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Por pas tij ka reaguar edhe Tom Doshi me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Tom Doshit në Facebook:

Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh. Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve .

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.

Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

Unë i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve të mi, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Unë vetë si kushëriri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.

Me respekt, Tom Doshi!

loading...