Tom Cruise: Serbët i vrava si mizat (Video)

tc

Duket se Hollywoodi e ka të qartë kush janë personazhet negative të Ballkanit. Pjesa më e re e Mission Impossible 4 ( The Ghost Protocol) flet për vrasjen e pjesëtarëve të Ushtrisë serbe, që ka udhëhequr shumë luftëra në këtë rajon.
Tom Cruise në rolin e agjentit Ethan Hunt në fund të filmit tregon sesi ka vrarë 6 serbë përnjëherë. “I vrava si mizat. Dy copa me një goditje”, thotë Cruise në rolin e Ethan. Personazhi i vrau serbët në përpjekje për të inskenuar vdekjen e gruas së tij.
Cruise luan rolin e agjentit që dërgohet nga SHBA-ja për të hyrë në arkivin sekret shtetëror të Rusisë. Filmi sapo ka dhënë premierën dhe është mirëpritur kudo në botë…pos në Serbi, natyrisht.