Tmerrohet qytetari në mes të Tiranës: Kujtova se plasi Gërdeci, ajo që pashë më pas nga kamerat …

loading...

loading...

Shpërthimi i një gome të një kamioni te “Shkolla e Bashkuar” në kryeqytet ka përhapur panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë para një lokali, ku siç shkruan qytetari që dërgon dhe videon shpërthimi ishte i përmasave gjigante sa është dukur si “shpërthimi i Gërdecit”.

Ai shkruan gjithashtu se shoferi as nuk ndaloi për të parë dëmet që shkaktoi dhe se “personeli i ushtrisë nuk u paraqit, ndonëse ka shumë spiuna”, por dhe sepse përballë është muri i ushtrisë.

Nuk duket ne kamera po berballe eshte muri i ushtrise kujtova se plasi ndonje gerdec 2.0 ai nuk ndaloi per te pare nese beri dem apo ishte ndonje ne trutuar as nuk erdhi pyeti njeri se ca ndodhi as nga personeli ushtrise mos i vune ndonje tritol a ku di une pavaresisht se spiune ka sa te duah verdall”, shkruan qytetari.

Videoja më poshtë:

loading...