Tmerrohen fshatarët, lind krijesa gjysëm njeri dhe gjysëm kafshë

loading...

loading...

Fshatarët e Lady Frere në Provincën Lindore, Afrikën e Jugut po jetojnë në frikë pasi një dele lindi një krijesë gjysmë-njerëzore dhe gjysmë-kafshë. Më të vjetrit e fshatit mendojnë se kjo krijesë është dërguar nga djalli.

Paniku u bë aq i madh sa Departamenti i Zhvillimit Rural në Kepin Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza, pasi fotografitë e saj u përhapën me shpejtësi përmes komunitetit.

Shefi i Shërbimeve Veterinare, Dr Lubabalo Mrwebi, pranoi se në pamje të parë qengji, i cili ka lindur i vdekur i ngjante një qenieje njerëzore por nuk ishte pjesë e njeriut.

Dr Mrwebi tha: Ne mund ta konfirmojmë këtë si një foto të vërtetë, qengji i deformuar ka lindur nga një dele në Lady Frere këtë javë, e cila në pamje të parë i ngjan një forme njerëzore.

Megjithatë nuk është qënie njerëzore, por një qengj i deformuar i lindur nga një dele, i cili më pas është infektuar nga Ethet e Rift Valley në një fazë të hershme të shtatzënisë së saj.

loading...