Tmerrohen banorët, lind njeriu-qingj, djalli pushton delen (Foto)

4000 rezidentë dhe fermerë të Provincës Lindore në Afrikën e Jugut kanë dëshmuar lindjen e një qënie e cila nuk ka asnjë ngjasim me atë çfarë duhet të ishte, një qengj.

Qënia ngjason më shumë me një njeri sesa me një qingj. Aq shumë virale u bë kjo çështje saqë u desh ndërhyrja e departmentit rural të zhvillimit, të cilët çuan ekspertë për të parë çfarë po ndodhte.

Drejtori i shërbimeve veterinare Dr Lubabalo Mrwebi pranoi se në shikim të parë qengji, i cili kishte lindur i ngordhur, dukej shumë si një qënie humane por nuk ishte.

Dr Mrwebi tha se:”Ne mund ta konfirmojmë se kjo nuk është një foto e modifikuar dhe se arsyeja e ekzistencës së kësaj qënieje është një virus që ka marrë delja gjatë shtatëzanisë.

Koha që i duhet një deleje për të lindur është pesë muaj por ky qingj kishe rreth një muaj që qëndronte në barkun e së emës duke u bërë faktori i dytë që ndikoi në lindjen e kësaj krijese”.

Por edhe instancat vendore nuk i kanë qetësuar banorët, të cilët janë mjaft të bindur se është sjellë nga djalli dhe ka lindur nga çiftimi i një njeriu me një dele dhe nuk do të qetësohen deri sa ta djegin.