‘Tmerri në banjën e pedofilit’. 10-vjeçari: Më thërrisnin, s’përgjigjesha dot(video)

loading...

vras

loading...

Për më shumë se 5 muaj, hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela nuk nxorrën asgjë në dritë. Përrenjasi u kap vetëm pas rrëmbimit të fëmijës së dytë, i cili banonte shumë pranë apartamentit ku jetonte maniaku 45-vjeçar. Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë ditën e dielë, pasi sipas të dhënave, dyshohet se Përrenjasi po përgatitej ta vriste dhe atë. Në banesë i është gjetur një litar, i bërë lak, me të cilin dyshohet se do të përpiqej ta mbyste. Fëmija 10- vjeçar është gjetur me shenja dhune në trup dhe dyshohet se me të është abuzuar edhe seksualisht. Ngjarje të reja tronditese rreth aktivitetit te pedofilit vijojnë të zbulohen.

“Monstra i Laprakës”, Ardian Prrenjasi, dje për herë të dytë ka dëshmuar në detaje mënyrën si e mashtroi dhe vrau Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur më 30 nëntor 2012 në Tiranë. Pasi pranoi krimin një ditë më parë, 45-vjeçari është shoqëruar dje me pranga në duar në banesën ku abuzonte me të miturit. Prrenjasi ka shpjeguar me hollësi mekanizmin e rrëmbimit dhe vrasjes së djalit të zv.drejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili ishte deklaruar i humbur që prej 30 nëntorit 2012.

DAJA I JULJAN ÇELES: DYSHOJME SE TRUPI NUK ESHTE HEDHUR NE SHARRE
Ora 13:12 – Daja i vogëlushit të zhdukur, Hysen Muka shpreh dyshime për rrëfimet e pedofilit vrarës, në lidhje me vendndodhjen e trupit të Juljan Çelës. Sipas Mukës, familja e Juljianit dyshon se trupi i tij nuk është hedhur në Sharrë.
“Asnjë nuk e di se ku ndodhet trupi. Presim ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të Juljanit, kemi 5 orë që presim.”- shprehet Hysen Muka.

PRRENJASI PRITET TË DALË SOT PARA GJYKATËS
Ora 10:30-Pedofili Ardian Prrenjasi pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë.
45-vjeçari nga Prrenjasi i Librazhdit pritet të përballet sot me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”.

RRËFIMI I 10-VJEÇARIT: PRINDËRIT MË THËRRISNIN, S’PËRGJIGJESHA DOT
Ora 10:27 – Gazeta “Panorama” zbardh rrëfimin e plotë të 10-vjeçarit, si u mashtrua për të blerë diçka në dyqan, si u mbajt peng dhe kërcënimet që të mos bërtiste, pasi do të vritej.
Djali 10-vjeçar A. C., që u rrëmbye, u dhunua dhe u kërcënua nga i arrestuari Ardian Prrenjasi fundjavën e kaluar, ka biseduar me familjarët e tij duke u treguar gjithçka që kishte ndodhur. Ai ka treguar për të afërmit veprimet që ka kryer ndaj tij pedofili 45-vjeçar brenda shtëpisë ku u mbajt i izoluar jashtë dëshirës së tij.

Një i afërm i 10-vjeçarit tregon se djali tani është shumë mirë, madje dje ka këmbëngulur që të shkonte në shkollë. Pa hyrë në detaje, i mituri ka shpjeguar të gjitha veprimet kërcënuese dhe bisedat që ka pasur me 45-vjeçarin Prrenjasi. Ai u ka thënë të afërmve që i ka dëgjuar shumë mirë kur e thërrisnin dhe e kërkonin gjatë gjithë natës, por kishte frikë të përgjigjej, sepse Prrenjasi i thoshte se do ta varte dhe i tregonte çarçafin dhe thikën.

“Unë ju kam dëgjuar shumë mirë, sepse dritarja e banjës ishte e hapur. Kisha frikë të flisja. Kisha frikë edhe të qaja apo të kërkoja ndihmë, sepse ai mbante thikën në dorë”, ka treguar 10-vjeçari. Ai madje ka shpjeguar me hollësi se te dera e banjës së banesës së Prrenjasit, e cila është ngjitur me avllinë e shtëpisë dhe përballë shtëpisë ku ai jeton me prindërit, autori kishte varur një çarçaf. E kishte përdredhur, e kishte bërë lak dhe e kishte varur në një vend sipër derës së banjës, ndërsa vazhdimisht mbante një thikë në dorë. “Ndonjëherë fliste në telefon, nuk e di se me kë, por e dëgjoja që thoshte se po bëhej gati dhe kur t’i merrte ai duhej të vinin”, ka treguar 10-vjeçari.

TELEFONATAT
Sipas të miturit, autori i thoshte se do të iknin në Greqi, madje po bënte edhe një çantë të madhe gati. Vetë djali i dëmtuar u ka thënë familjarëve të tij se kur fliste në telefon, nuk e dinte se më kë, por bëhej fjalë për të ikur diku. “Aty afër meje kishte nxjerrë një çantë të madhe dhe po fuste disa gjëra brenda. Më tha që ai do ikte përpara dhe pak më vonë do vinin të më merrnin mua disa persona. Por më kërcënonte vazhdimisht të mos nxirrja asnjë zë, duke më thënë që nëse qaja, flisja apo kërkoja ndihmë, do të më vriste”, ka rrëfyer i mituri.

Më fjalët e tij, edhe pse të një fëmije të vogël dhe të pafajshëm, 10-vjeçari ka shpjeguar edhe 2 telefonata pa numër që autori i ka bërë babait të tij, Sajmir Canit. I afërmi i të miturit na tregoi dje se Sajmirin e kishin telefonuar 2 herë me anonim, në një rast telefoni kishte qëndruar hapur rreth 20 sekonda dhe personi që e merrte nuk fliste. Por ata nuk e dinin se kush telefononte. Këto telefonata i ka justifikuar disi djali i mitur, i cili i ka thënë të atit që i ka telefonuar ai burri që po e mbante me forcë në shtëpi.

Sipas të afërmit të djalit, telefonatat mund të jenë kryer nga autori për të hutuar prindërit e të miturit. Megjithatë, qëllimi real i atyre telefonatave ende nuk mund të shpjegohet si për familjarët, si për grupin hetimor, që ende nuk e ka verifikuar nëse janë kryer nga autori Prrenjasi apo jo. Veç rrëfimit për atë që kishte ndodhur brenda shtëpisë së fqinjit, i mituri i ka sqaruar familjes edhe momentin kur është gënjyer dhe më pas është mbajtur me forcë në shtëpi nga autori.

FAMILJARËT: NA DUKET E DYSHIMTË QË TË JETË HEDHUR NË SHARRË
vrasesiOra 09:20-Familjarët e Julian Çelës shprehen se janë ende të paqartë rreth fatit të djalit të tyre. Sipas tyre, mostra ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës në atë cfarë ka thënë. “Na duket e dyshimtë të jetë hedhur në Sharrë. Prenjasi ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës, dyshojmë se trupi nuk është hedhur në Sharrë”, thanë familjarët për News24.

RREMBIMI I JULIANIT
Momenti kur Julian Çela, djali i zv.drejtorit të SHISH ka humbur për të mos u gjetur më nga familja e tij, përputhet saktësisht me deklarimet e punonjëses së internetit, e cila e ka parë e fundit, më 30 nëntor 2012 dhe rrëfimit të autorit të ngjarjes, Ardian Prrenjasi. Gruaja që ka parë për herë të fundit 11-vjeçarin Çela, më shumë se 3 muaj më parë deklaroi se djali kishte qenë në internet, ku kishte pritur t’i lirohej një vend dhe më pas ishte larguar, sepse e kishte thirrur dikur. Personi që e ka thirrur rezulton të jetë Ardian Prrenjasi dhe këtë fakt e ka pohuar dje i arrestuari, në momentin që shpjegonte mekanizmin e ngjarjes, shkruan sot e perditshmja Panorama.
“Julian Çela ishte në një qendër interneti, ditën që unë e thirra për të më blerë një paketë cigare. Pastaj i thashë që të vinte me mua deri diku që t’i jepja edhe një porosi tjetër dhe e futa brenda. Nuk e lashë të dilte më jashtë”, ka deklaruar në Polici i arrestuari Ardian Prrenjasi. Ai ka thënë se 11-vjeçari nuk i është bindur atij, në momentin kur autori ka tentuar të abuzojë me të dhe ka filluar të bërtasë e të kërkojë ndihmë.
“Ai filloi të bërtiste dhe kisha frikë se mos më zbulonin. I mbylla gojën dhe e kërcënova që të pushonte, por ai nuk më dëgjoi dhe për ketë arsye e vrava”, deklaron Prrenjasi.
VRASJA DHE ZHDUKJA E KUFOMES
Ardian Prrenjasi deklaron se vrasjen e ka kryer me duar, duke e mbytur djalin e mitur.
“E kam shtrënguar fort me të dy duart në qafë, derisa ai pushoi së bërtituri. Më pas e kam mbështjellë me një qilim që kisha në shtëpi, me ngjyrë të kuqe. Në atë kohë ai ishte ende i nxehtë. E kam hedhur qilimin në shpinë, që edhe po të më shihte njeri në rrugë, të dukej sikur po hidhja ndonjë plaçkë të vjetër në plehra”, shpjegoi dje i arrestuari. Sa i përket zhdukjes së kufomës, deklarimeve të së dielës, kur shpjegonte se trupin e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë, ai i ka shtuar edhe faktin se ku mund të gjendet trupi.
vrasesi pedofil prrenjasi
“Pasi e kam hedhur në kazanin e plehrave, kam pritur për 20 minuta në këmbë, duke vëzhguar në distancë deri në momentin kur të vinte makina e plehrave që të zbrazte kazanin në brendësinë e rimorkios. Me makinë ka ardhur një kolegu im i punës dhe vetëm pasi e pashë që ai mori mbeturinat dhe e vendosi prapë kazanin në vend, jam qetësuar dhe kam shkuar në shtëpi”, deklaron 45-vjeçari. Ndërsa shton se të nesërmen ka shkuar te vendi i grumbullimit të plehrave në Sharrë, për t’u siguruar që trupi i mbështjellë me qilimin e kuq ishte hedhur aty. Në kohën që ai u transportua dje nga Policia në Sharrë, ka treguar me dorë vendin se ku ishte qilimi me kufomën e fëmijës, ditën kur ai e ka parë për herë të fundit.

E DASHURA E PEDOFILIT NË LOT: KAM FJETUR ME NJË MONSTËR, NUK E DIJA QË VRITESHIN FËMIJË
(Nga: KLODIANA LALA, AURORA KOROMANI)
Ora 07:00-”Ardian Prrenjasi të varet në litar. Nuk duam t’ia shohim më fytyrën, ka vrarë fëmijë. Na la vajzën në mes të katër rrugëve. Më vjen turp të më shohë njeri. Ndihem keq nga komshinjtë. Kujt ia merrte mendja se ai ishte njeri i tillë…”. Beglije B., gjyshja e Valbona P., vajzës 24-vjeçare, e cila bashkëjetonte prej një viti e gjysmë me “monstrën” Ardian Prrenjasi, ndihet e shokuar nga krimi makabër që është zbuluar, ku protagonist është 45-vjeçari që ishte futur si dhëndër në shtëpinë e tyre. E moshuara jeton e vetme në apartamentin gjashtëkatësh, ngjitur me godinën e ish-Shkollës së Partisë në Laprakë. Mbrëmë kishte rënë në flinte që në orën 20.00, pasi ndodhej krejt e vetme, në shtëpinë që vështirë se mund të quhej e tillë, pasi kishte vetëm një dhomë. “Jam e mërzitur nga gjithë kjo që ndodhi. S’e besoja kurrë që Ardiani mund të bënte një gjë të tillë. Ai sillej mirë me Valbonën. Mezi siguronin bukën e gojës, por nuk na e merrte mendja që të bënte gjëra të tilla. As bojën nuk duam t’ia shohim më. Na turpëroi. Të varet siç tha dhe nëna e tij”, – thotë gruaja. Tejet e tronditur, 72-vjeçarja rrëfen për “GSH” njohjen e mbesës së saj me Ardianin, bashkëjetesën e tyre, si dhe plot detaje nga jeta e “errët” e njeriut “monstër”….
Znj.Beglije, kur e keni takuar mbesën, Valbonën për herë të fundit?
E takova sot (dje) në drekë. Erdhi rreth orës 13:00. Sapo ishte lënë e lirë nga policia. Një polic i kishte dhënë 300 lekë të paguante biletën e autobusit, pasi as lekë nuk kishte me vete. Jetojnë në kushte të këqija.
Çfarë biseduat me të?
Valbona nuk pushonte së qari dhe thoshte ‘si kam fjetur në një krevat me një monstër’. Ajo kurrë nuk ka ditur se burri i saj vriste fëmijë. Madje shpesh shoqja e saj i ka lënë Ardianit disa herë t’i mbante të birin dhjetë vjeç.
Po tani, ku ndodhet Valbona?
Erdhi dhe e mori babai. Kanë ikur për në Peshkopi.
Ju fliste ajo për jetën që bënte me Ardianin?
Po. Më thoshte që “kalojmë mirë”. Nuk ankohej kurrë. Jetonin në një dhomë me qira, dhomë e vogël, por e trajtonte mirë, nuk e rrihte, përpiqeshin të hanin bukë. Ja tani çfarë na doli, na hodhi baltë. Mbesa ime nuk ka bërë asgjë, s’e dinte çfarë bënte ai. Ku njihen njerëzit sot!
Si është njohur Valbona me Ardianin?
Valbona ka qenë e martuar më parë me një burrë në Gostivar në Maqedoni. Është ndarë, se kishte sherre me kunatat. Duke qenë në fshat, e kishte të vështirë të gjente burrë, pasi flisnin për të, se e kishte ndarë burri i parë. Një komshi i Ardianit ndërhyri dhe u njohën. Nuk bëmë as fejesë, as asgjë.
Po familjen e tij, e njihnit?
Jo, nuk i njihnim, pasi ne nuk bëmë hyrje-dalje sipas zakonit. Dinim vetëm sa na kishte treguar vetë ai.
E dinte mbesa se Ardiani ka qenë më parë i martuar dhe arsyet përse ishte ndarë?
Ai na ka thënë, edhe neve, edhe Valbonës, se është ndarë nga gruaja e parë se ajo e tradhtonte. Na ka treguar se me të ka pasur dy fëmijë.
Ardiani, vinte ndonjëherë t’ju vizitonte?
Po. Vinte një herë apo dy herë në muaj. Vinte të pinte kafe në 6 të mëngjesit kur mbaronte punën, dhe merrte dhe Valbonën me vete kur ajo qëndronte tek unë. Valbona vinte shpesh të më shërbente, se unë jetoj e vetme.
Si ishte sjellja e tij?
Sillej shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim për ta besuar se bënte gjëra të tilla. Na vjen zor se si kemi futur në shtëpi një njeri të tillë. Ai ishte shumë i urtë, i qetë. Punonte natën vonë. Kujt ia merrte mendja se vriste fëmijë?!
Gjatë bisedave që keni bërë me mbesën, a ju ka lënë të nënkuptonit se në shtëpinë e saj ndodhte ndonjë gjë e pazakontë?
Jo. Asnjëherë s’më ka vënë në dijeni të ndonjë halli. Ajo nuk dinte asgjë. Në shtëpinë e saj çdo gjë ishte normale, ajo nuk ka vënë re asnjë gjë të çuditshme tek sjelljet e Ardianit.
Kush i vizitonte në banesë mbesën dhe Ardianin?
Personi që i vizitonte ishte një e njohura e Ardianit; vinte shpesh me djalin e saj të vogël 10-vjeçar tek shtëpia e tyre. Ka pasur edhe raste kur ajo e ka lënë Ardianin vetëm me djalin e saj, por nuk dimë t’i ketë bërë gjë.
Po Valbona, çfarë jete ka bërë?
Valbona është fëmija i parë i vajzës sime. Jetojnë në hall të keq. Valbona nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë dhe nuk di shkrim e këndim. Jeta e saj ka qenë e vështirë. U martua kur ishte 20 vjeçe dhe u nda shpejt. Tani ka mbetur në mes të katër rrugëve. Kush martohet me të tani që ndodhi dhe kjo gjëmë?!

(LajmeOnline)

loading...