Tmerri ‘’Balena Blu’’ vazhdon të terrorizojë Shqipërinë, djali nga Tirana i lë letër të ëmës dhe zhduket

‘’Balena Blu’’ është bërë tashmë tmerri i të gjithëve në botë.

Në Shqipëri, fatkeqësisht janë shënuar disa raste, por fatmiresisht nuk ka viktima. Një tjetër rast i kësaj ‘’loje’’ vjen në vendin tonë, saktësisht Tiranë. Ose, të paktën kështu u mendua. Një grua në Tiranë ka mbetur me zemër të ngrirë, kur i biri në moshë të mitur i ka punuar një lojë që e ka drithëruar. Gjithçka ka ndodhur gjatë së shtunës, kur djaloshi J.N., 13 vjeç është larguar nga shtëpia, ku përgjatë gjithë ditës nuk ka pasur gjurmë prej tij.

Kliko per me shume info
Nëna e tij M.N., 46 vjeçe banuese në Tiranë është paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme, për të denoncuar zhdukjen e të birit.

Ajo ka thënë se i është larguar nga banesa djali i mitur J.N., i cili kishte lënë një letër.

Ishte pikërisht letra ajo që kishte shqetësuar gruan, pasi në të djali shkruante se kishte luajtur një lojë në internet, lojën Balena Blu dhe se do kryente nivelin e fundit të saj, e cila ka të bëjë me vetëvrasjen.

E alarmuar gruaja kërkoi ndihmën e policisë, ku i riu u gjet me disa shokë të tij.

Pasi u gjet ai tha në polici se nuk e luante këtë lojë, por se kishte dashur të frikësonte nënën.