Tmerr: Në sulmet e izraelitëve, çdo i treti i vrarë fëmijë!

Tmerr-Në-sulmet-e-izraelitëve-çdo-i-treti-i-vrarë-fëmijë

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, 77 për qind të viktimave në Gazë janë civilë, çdo i treti fëmijë. Në anën izraelite janë vetëm tre persona rënd të plagosur.
Numri i viktimave palestineze gjatë sulmeve të fundit është rritur në 166, ndërsa i të plagosurve mbi 1000.
Janë vrarë 17 anëtarë të vetëm një familjeje, të shefit shefit të policisë. Të gjithë ata janë vrarë, pos atij.
“A kemi të drejta në Gazë? Ne kemi të drejtë vetëm për vdekje. Këtu është varri i njerëzve që vrasin izraelitët”, thotë Mutaz al-Batsh, kushëri i kësaj familjeje, transmeton Telegrafi.
Për kryeministrin izraelit, me një retorikë që ngjan me Slobodan Milosevicin. fajtor është vetëm Hamasi.
“Kush fshihet në xhamija? Hamasi. Kush fsheh armë në spitale? Hamasi. Hamasi i përdor banorët e Gazës si mburojë dhe u sjell katastrofën. Përgjegjësia për viktimat civile, për të cilat Izraeli ndihet keq, bie vetëm mbi Hamasin dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Benjamin Netanayahu.
Presidenti palestinez, Mahmud Abas, nga OKB kërkon që Palestinën ta vë në mbrojtje.