Tmerr në Korçë, djali hyn në banesë dhe përdhunon një 20-vjeçare

Foto ilustruese

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur natën që lamë pas në qytetin e Korçës, ku një i ri i moshës 24-vjeçare ka përdhunuar një vajzë.

Zyrtarisht mësohet se viktimë është një 20-vjeçare, ndërsa autori është identifikuar si David P.

Policia bën me dije ndër të tjera se Davidi ka hyrë me forcë në banesë e të resë dhe e ka përdhunuar atë. 24-vjeçari është arrestuar dhe do të merret në pyetje në lidhje me detaje të tjera.

Informacioni i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : David P, 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.