Tjetër rast pedofilie, 31-vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë 12-vjeçare

loading...

580402_478285695558558_1196495228_n

loading...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar që të përdhunojë një vajzë 12-vjeçare. Sipas burimeve të policisë, personi i arrestuar është Fisnik Kuka.

Këto burime thanë se Kuka ka kryer veprime të turpshme me vajzën minorene dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë pranë pallatit ku jetonte.

Por, për fat 31-vjeçari është vënë re nga fqinjët e vajzës dhe kanë njoftuar punonjësit e policisë, të cilët më pas kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Rastet dhe denoncimet e pedofilëve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, që prej publikimit të rastit të Ardian Prrenjasit./

loading...