Tiranë/Djali hyn me Audi në mes të lokalit, në spital tre persona

loading...

loading...

Foto ilustruese

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Tiranë paraditen e sotme. Rreth orës 10:30, një 28-vjeçar me inicialet L.A., është futur me automjetin e tij tip Audi, në brendësi të një lokali në Paskuqan.

Pasi ka përplasur makinën në lokal, drejtuesi i mjetit është larguar duke e lënë Audin në vend. Si pasojë e përplasjes tre persona janë plagosur lehtë.

Ata janë dërguar në spital, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit tip Audi të ketë humbur kontrollin e automjetit.

loading...