Tiranë, vidhte banesa e lokale, kapet 29-vjeçari, ja sendet që iu gjetën në shtëpi

loading...


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së disa banesave dhe lokaleve. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Petrit Aruci, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 03.05.2016, ka vjedhur banesat e shtetasve A. H. dhe Sh. Sh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Arucit janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mësipërm si dhe në ngjarje te tjera në zonën e Kamzës.

Sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilësinë e provës materiale:
1. Një trapan i markes BLACK&DECKER
2. Një pompë uji zhytese, e markës APC TECHNOLOGY
3. Një monitor Kompjuteri, HP
4. Një pompë uji e markës PEDROLLO
5. Një sharë druri elektrke e markës AZQELIK TSEK
6. Një gjenerator i markës HONDA
7. Një matrapik i markës BOSCH
8. Një pompë uji e markës DAP
9. Një kuti metalike me çelesa, te llojeve të ndryshme
10. Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshme

Gjithashtu është arritur të dokumentohet se shtetasi Petrit Aruci është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 5 Tiranë:
Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015
Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.
Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.
Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.
Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.
Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
maska-grabitje_1cbzd

loading...

loading...