Tiranë/ Mjafton një gotë verë dhe “pjeshkat” adoleshente bëhen gazi i botës

safe_image-2

Shumë herë kemi thënë që konsumi i alkoolit është i dëmshëm, sidomos nën një moshë të caktuar. Por me sa duket disa vajza në Tiranë nuk kanë dashur t’ia dinë. Një video e filmuar sot pranë Zogut të Zi na sjell disa pamje të pakëndshme të pasojave të alkoolit tek adoleshentët. Siç mund të shikohet nga pamjet, vajzat nuk janë më shumë se 15-16 vjeç. Me sa duket “pjeshkat” kanë dashur të pinë alkool, por nuk kanë arritur dot ta mbajnë pijen. Ky episod duhet të na shërbejë të gjithëve për t’u ndërgjegjësuar ndaj dëmeve që sjell konsumi i alkoolit, pavarësisht moshës.