Tiranë, italiania sulmohet nga një 10-vjeçar

loading...

Një shtetase italiane ka rënë viktimë e një tentative grabitjeje në Tiranë, teksa është sulmuar nga një 10-vjeçar, ende i paidentifikuar, i cili tentoi me dhunë t’i merrte varësen.
f.0728205348906_m

loading...

Tentativa e grabitjes mësohet se ka ndodhur ditën e sotme pranë Muzeut Kombëtar, në qendër të Tiranës. Në ndihmë të shtetases italiane erdhën fillimisht forcat e rendit që ndodheshin aty pranë.

Policia ka bërë me dije se shtetasja italiane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka pësuar dëmtime në qafë, pasi agresori ka tentuar t’ia marrë varësen në mënyrë të dhunshme, transmeton Shekulli.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të 10-vjeçarit. /LajmeOnline/

loading...