Tiranë/ Hipën në autobus por sheh tmerr me sy nga pamja që i shfaqet përballë / VIDEO

loading...

loading...

ë shumta janë denoncimet dhe pakënaqësitë që vijnë pranë redaksisë sonë nga qytetarë të ndryshëm në lidhje me shërbimin mjaft të dobët e pa cilësi nëpër linjat e transportit publik në Tiranë.
Të gjithë e dimë se paratë që paguajmë për biletën nuk na sigurojnë as kushtet më minimale sidomos tani në kohën e vapës. Por që të paguash para për të rrezikuar jetën tënde, kjo mund të ndodhë vetëm në Tiranë.
Kështu një qytetar që po udhëtonte me linjën e Uzinës së Autotraktorëve mbeti pa mend kur pa se shoferi i autobusit po drejtonte mjetin duke luajtur në celular. Kjo nuk ndodhi vetëm për një moment por për minuta të tëra.
Është e paimagjinueshme se si mund të ndodhë një skenë e tillë kaq e rrezikshme ditën për diell në mes të Tiranës. Ndiqni në vijim videon që nuk ka nevojë për koment.
Video:

Video link

loading...