Tiranë, dhunoi gruan dhe vjehrrën, në pranga 54-vjeçari gjerman

dhuna

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas gjerman me akuzën e dhunës në familje.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Rudolf Schaefer, 54 vjeç pasi ka dhunuar gruan, O.Kapidani dhe vjehrrën e tij, P.Kapidani në apartamentin e kësaj të fundit në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

Ende nuk janë të qarta motivet e dhunës në familje, por paraprakisht dyshohet për një konflikt mes tyre.

Policia e Tiranës i ka kaluar materialet hetimore prokurorisë e cila ka ngritur tashmë akuzën për dhunë në familje ndaj 54-vjeçarit gjerman.