Tiranë/ Burrë e grua u zhvatën qytetarëve 430 mijë euro duke premtuar kurs të lartë këmbimi

Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç janë arrestuar, pasi u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash personave të ndryshëm.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar bëjnë të ditur se shuma kap vlerën e 430 mijë eurove. Këtë e kanë arritur duke premtuar kurs të lartë këmbimi. Gjithashtu bëhet e ditur se personat e arrestuar ishin burrë dhe grua.

Ata kanë qenë në kërkim prej kohësh dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 773.400 lek, 450 euro, 100 dollar dhe 350 paund.