Tiranë, 27-vjeçarja kërcënon me SMS 38-vjeçarin….do t’ja hedhë policisë, por ja si e pëson!

loading...

loading...
Një histori e çuditshme ka ndodhur në kryeqytet që ka çuar në arrestimin e një 27-vjeçareje.
Mësohet se e reja Sh. Lili, ka përndjekur dhe më pas kërcënuar një 38-vjeçar banues në Tiranë. Sipas burimeve nga policia për BalkanWeb, 27-vjeçarja e përndiqte prej kohësh burrin me iniciale R.D., madje e kishte kërcënuar disa herë verbalisht dhe me sms.

Hera e fundit ka qenë dje rreth orës 15:45, por ndërsa 38-vjeçari ndodhej në Stacionin e Policisë ku po jepte deklarim dhe po rrëfente situatën në të cilën ndodhej, e reja ka telefonuar 112 duke dhënë alarmin se personi në fjalë po e kërcënonte.

Oficerët e policisë kanë mbetur të çuditur, pasi para tyre ndodhej personi që supozohej se po kërcënonte 27-vjeçaren. Policia ka shkuar në banesën e saj dhe e ka shoqëruar në polici, por sërish e reja ka thënë versionin e rremë të historisë. Asaj i janë vënë prangat për përndjekjen dhe kërcënimin e 38-vjeçarit si dhe për kallëzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

loading...