Tirana shikon Champions, Policia Bashkiake gjobit shitësin e cigareve


Ndërkohë që e gjitha Tirana ishte duke parë ndeshjet e Champions League, Policia Bashkiake ka qenë në aksion për të gjetur gjahun e radhës.

Mesa duket çunat e bashkisë nuk kanë dështuar. Fotot që shikoni janë bërë në zonën e ish-bllokut teksa Policia Bashkiake gjobit një shitës ambulant që tregtonte cigare në rrugë.

Shitësi me çantë në dorë pret të marrë gjobën e policëve të bashkisë, ndërkohë që megjithëse kanë dalë për të gjobitur qytetarë të cilët “shkelin ligjin”, policët e bashkisë kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Siç duket qartë nga fotot ato kanë ndaluar makinën duke qenë thuajse në mes te karrexhatës. Mbetet për t”u parë nëse Policia Rrugore do të marrë masa për Policinë Bashkiake
ra