Tiparet e fshehta që shenjat e horoskopit nuk do të donin t’i merrnit vesh kurrë

Për disa njerëz, horoskopi është thjesht një rubrikë e çfarëdoshme që mbush kohën në televizon ose një boshllëk të lënë veçmas në ndonjë portal. Për të tjerë yjet kanë fuqi udhëzuese dhe drejtuese në jetën e një personi dhe nuk është aspak çudi që shpeshherë te gjeni veten deri në detajet më të vogla në përshkrimin që ato bëjnë rreth jush. Një gjë është e sigurt, yjet dinë gjithçka madje edhe atë pjesë që nuk doni t’ua tregoni të tjerëve sikurse hëna, duke fshehur pjesën tjetër jo fort të ndriçuar për vete.Ne ju zbulojme ‘’fytyrën e dytë’’, tiparet karakteriale dhe sjelljet e caktuara që nuk dëshironi t’i ndani me askënd:

1.DASHI: Dashi në përgjithësi është shenjë shumë pasionante, e motivuar dhe ambicioze. Është si puna e asaj xixëllonjës së vogël që ka fuqinë të ndriçojë dhomën sikur të ishte një fanar i madh. Por, dashi ka edhe një anë të fshehtë që e mban vetëm për vete ose e shfaq në momente të errëta. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet bëhet agresiv dhe nuk i kushton asgjë t’ju lëndojë ose t’ju eleminojë një herë e përgjithmonë nga jeta e tij..

2.DEMI: Personat që i përkasin shenjës së demit shquhen për zellin e tyre të pashtershëm. Janë të besueshëm, punëtorë dhe u pëlqen të qëndrojnë me këmbë në tokë. Por, një dem mund t’ju sulmojë me brirët e tij në çdo moment pasi kur bëhet kokëfortë nuk e gjen dot rrugën e kompromisit. Priret gjithashtu të jetë posesiv në marrëdhënie, gjë që mund të shkaktojë shumë probleme.

3.BINJAKËT: Binjakët janë shumë mendjehapur, miqësorë dhe njerëz pa komplekse. Ju pëlqejnë aventurat e reja dhe dëshirojnë të shijojnë çdo moment sikur të ishte dita e fundit e jetës së tyre. Mos harroni se binjakët i përjetojnë gjërat dyfish nga shenjat e tjera. Kur dikush u trazon mendimet dhe ritmin e zakonshëm të jetuarit,ata bëhen të paarsyeshëm dhe impulsivë.

4.GAFORRJA: Besnike, dëgjuese shumë e mirë, e kujdesshme dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ndihmuar. E tillë është gaforrja, shenja që përfshin të gjithë të lindurit nga data 21 qershor deri më 22 korrik. Ana e fshehtë? Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gaforrja struket në botën e saj deri në izolim të plotë. Shpesh ndihet sikur e mbyt ankthi dhe frika për të ardhmen.

5.LUANI: Luani është ushëheqës i lindur, jo më kot është edhe mbreti i zodikuat. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe di shumë mirë si ta rrijë këtë gjë falë elokuencës dhe sigurisë që e karakterizon. Por, një luan di të jete shumë melodramatik. Fytyra e fshehtë që mban për vete lidhet me pasiguritë, vetminë dhe frikërat në lidhje me të ardhmen dhe zgjedhjet e gabuara.

6.VIRGJËRESHA: Në qoftë se keni ndonjë problem, mos nguroni të lajmëroni mikun ose mikeshën tuaj virgjëreshë pasi natyra e tyre analitike dhe logjike do të dijë si t’u nxjerrë nga situate. Janë miq të mirë, shumë të komunikueshëm dhe dinë të respektojnë hapësirën e çdokujt. Por, një virgjëreshë ndryshon katërcipërisht brenda pak minutash duke u bërë e ftohtë, kalkulative dhe e vrazhdë. Burimi/ DAVID WOLFE
PJESA 1