Tina Fey ka qerasur veten me fastfood pas skenave të seksit në “Admission”

f1_11-tina1362992134

Aktorja Tina Fey ka gostitur veten me ushqim të McDonald’s pasi që ka përfunduar xhirimin e skenave erotike me Paul Rudd për filmin e ri “Admission”.

Ish ylli i “30 Rock” luan një zyrtare për pranim të studentëve në kolegj, e cila tërhiqet nga karakteri i Rudd në komedinë e ardhshme, por Fey ishte aq shuam nervozë për rolin e saj sa që përdori fast foodin si stimulim për të vazhduar xhirimet.

“Ka qenë makth nate. Për ta sqaruar se sa më pëlqeu kjo gjë: kam pasur marrëveshje me njerëzit e grimit dhe flokëve që pas mbarimit të skenës së fundit romantike, do të hanim McDonald’s. Kjo më mbante të vazhdoja”, tha ajo për revistën “People”.