Timberlake punon me TI në albumin e ri

f.0129130144453_m

Reperi TI ka zbuluar se ai ka kaluar kohë në studio me Justin Timberlake dhe Timbaland duke punuar në albumin rikthyes të këngëtarit të kthyer në aktor.

Krijuesi i hitit “Cry Me A River” ka xhiruar një varg këngësh me reperin si dhe me producentin Timbaland, për albumin e ri që do të titullohet “The 20/20 Experience” dhe TI ka thënë se edhe kënga “Goodbye Homey” do të jetë në albumin përfundimtar.

“Kam bërë një incizim për ta [Justin dhe Timbaland] në fund të vitit të kaluar. Ata punonin në një incizim së bashku, dhe unë kisha kënaqësinë t’u asistoj atyre në incizimin”.

“Mendoj se quhet ‘Goodbye Homey’, ky është një prej tyre, dhe pastaj është edhe një tjetër; Kam realizuar dy ose tre incizime me ta”, ka thënë TI.

Justin nuk ka lansuar ndonjë album që nga ai i vitit 2006, “Future Sex/Love Sounds”, me qëllim që të përqendrohet në karrierën e tij filmike. /LajmeOnline/